Kisha kënaqësinë të takoj Ambasadoren e Greqisë, Sh.S. Sofija Filipidu, me të cilën konfirmuam marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin tonë fqinjësor dhe strategjik. Diskutuam për përpjekjet tona në lidhje me avancimin e procesit të integrimit në BE, si dhe nevojën për një mbështetje të qëndrueshme nga gjitha vendet e BE-së në këtë rrugëtim. Gjithashtu, adresuam rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në kuadër të Grupeve Parlamentare për Bashkëpunim, me qëllim forcimin e lidhjeve tona dhe zgjerimin e formave të bashkëpunimit, për të promovuar interesat e përbashkëta.