Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në prag të festave të fundvitit, mirëpriti në Kuvend partnerë të çmuar, ambasadorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.

Kisha kënaqësinë e veçantë, që në prag të festave të fundvitit, të mirëprisja në Kuvend partnerë të çmuar, ambasadorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.
Takimi jonë shënoi një mundësi për të shprehur falënderimet për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e partneritetit tonë në forcimin e demokracisë dhe avancimin e reformave. Duke i uruar festat, shpreha mirënjohje të thellë për partneritetin tonë të palëkundur dhe dëshirova që të vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të reja edhe në vitin e ardhshëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *