Kisha kënaqësinë që të marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në prag të Ditës Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit. Kjo ngjarje, ishte një mundësi e shkëlqyer për të theksuar angazhimin tonë të përbashkët në luftën kundër korrupsionit dhe për të promovuar vlerat e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në çdo aspekt të jetës shoqërore dhe organizimit shtetëror.
Në fjalën time të rastit, theksova se korrupsioni mbetet një sfidë e madhe për shoqërinë tonë, shkak kryesor për minimin e besimit të qytetarëve në institucione, migrimin masiv, si dhe pengesë për secilin progres. Veçova angazhimet konkrete të Kuvendit për ngritjen e transparencës, si mekanizëm më efikas për të luftuar korrupsionin.
U shpreha i bindur që indiferenca është terreni më i mirë për rritjen e korrupsionit, prandaj inkurajova një përkushtim gjithpërfshirës dhe bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe çdo qytetari, që të mund të ndërtojmë një mjedis të drejtë, të qëndrueshëm dhe të pakorruptuar.