Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi mori pjesë në Konferencën e Shtatë Plenare të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Kisha kënaqësinë që të marrë pjesë në Konferencën e Shtatë Plenare të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, një ngjarje e rëndësishme që shërben në avancimin e vendit në rrugën e integrimit në BE.
Bashkë me përfaqësuesin e porsaçëm të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajçak, deputetë, ambasador dhe përfaqësues të shumtë të insitucioneve dhe organizatave, diskutuam mbi vlerat themelore të BE-së dhe sfidat e reja në kontesktin e zgjerimit. Në fjalën time, theksova angazhimin dhe vendosmësinë e palëkundur të vendit për të përmbushur aspiratën europiane, ndërkaq nënvizova arritjet dhe rëndësinë kyçe të procesit të integrimit, jo vetëm për zhvillimin por edhe për sigurimin e një të ardhme të qëndrueshme të rajonit. Shpreha faleminderim të veçantë për organizatorët dhe mbështetësit e këtij eventi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *