Kisha kënaqësinë që gjatë vizitës sime zyrtare në Shqipëri, të takohem me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Rexhep Meidani. Gjatë bisedës sonë, ndamë pikëpamje për zhvillimet politike dhe sociale në rajon, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. E vlerësova kontributin e tij në historinë e demokracisë shqiptare dhe u shpreha i bindur që bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të vazhdojë të thellohet në të ardhmen drejt realizimit të aspiratave tona për integrim në BE.