Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi gjatë vizitës së rij në Paris takoi Kryetarin e Senatit të Francës, z. Gérard Larcher

Gjatë vizitës sime në Francë, pata kënaqësinë të zhvillojë takim me Kryetarin e Senatit të Francës, z. Gérard Larcher, takim ky që po mbahet për herë të parë në këtë format duke forcuar lidhjet mes institucioneve tona.
Diskutuam për bashkëpunimin e frytshëm, dialogun konstruktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme të Francës për integrim të vendit në BE. Adresuam sfidat kyçe në këtë proces, përfshirë ndryshimet kushtetuese, ndërsa theksova se partneriteti stretegjik me Francën mbetet vendimtar në përmbushje të asipartës europiane. Ndër të tjera, shpreha mirënjohjen për angazhimin serioz të Senatit francez, përfshirë bashkëpunimin mes Grupit të miqësis dhe shkëmbimin e përvojave në realizim të reformave. U dakorduam se intensifikimi i komunikimit mes Senatit dhe Kuvendit do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve dhe progres në shumë fusha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *