Me ftesë të zv.kryeministrit të parë, z. Izet Mexhiti, bashkë me mikun tim, kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, si dhe funksionarë, miq dhe qytetarë të shumtë, kisha nderin të merrja pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe, që u mbajt në Pallatin e Kulturës në Manastir.
Në këtë ngjarje, përmes valleve, këngëve dhe veprave artistike, u përjetësua bukuria e gjuhës shqipe; një element unifikues i kombit shqiptar dhe një pjesë e rëndësishme e mozaikut dhe diversitetit kulturor dhe etnik në Maqedoninë e Veriut!