Kryeparlamentari Gashi takoi kryetaren e Unionit Ndërparlamentar znj. Tulia Ackson

Ishte privilegj të takoj znj. Tulia Ackson, kryetare e Unionit Ndërparlamentar , me të cilën diskutuam për rolin kyç të parlamenteve në promovimin e paqes dhe progresit global.
Përgëzova kryetaren Ackson për organizimin e Asamblesë së 149-të të Unionit ndërparlamentar, që u zhvillua në Gjenevë, si dhe theksova që ngjarje si kjo janë esenciale për të inkurajuar diskutime dhe bashkëpunime mes shteteve, për sfidat e përbashkëta me të cilat përballemi.
Kryetarja Ackson, nga ana tjetër potencoi nevojën për angazhim të vazhdueshëm në drejtim të fuqizimit të institucioneve demokratike.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.Required fields are marked *