Zhvillova një takim të frytshëm me Bertrand Piccard, drejtues i Solar Impulse Foundation. Angazhimi i palodhshëm dhe projektet e tij në fushën e inovacioneve tekologjike, të cilat fokusohen kryesisht në mbrojtjen e mjedisit, janë frymëzuese për të inkurajuar ndërtimin e një të ardhme të qëndruehme.
Diskutuam për mekanizmat me të cilat mund t’i përballim sfidat globale dhe ndryshimet klimatike, si dhe nevojën esenciale të bashkëveprimit të shkencës dhe politikës, për të sjellë ndryshimet pozitive.