Sot kisha takim miqësor me ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, Jarosllav Ludva, me të cilin shkëmbyem mendime lidhur me procesin integrues të vendit tonë në Bashkimin Europian dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit tradicionalisht të mirë në planin bilateral.
Diskutuam për mundësitë për tejkalimin e sfidave me të cilat përballet vendi ynë në fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në BE.
Me këtë rast e informova ambasadorin se në Kuvend janë duke u formuar delegacione dhe grupe parlamentare për bashkëpunim, duke theksuar se përmes grupit parlamentar për bashkëpunim me parlamentin çek mund të hapet debat më i përgjithshëm për thellimin e bashkëpunimit bilateral në më shumë fusha, si dhe për forcimin e kapaciteteve që vendi të tërheqë më shumë investime të huaja.