Kryeparlamentari Gashi realizoi takim me ambasadoren e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Laris Dir

Sot realizova takim me ambasadoren e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Laris Dir, me ç’rast këmbyem mendime rreth situatës në Ukrainë në lidhje me agresionin rus, si dhe rreth vazhdimit të bashkëpunimit në planin bilateral dhe në kuadër të institucioneve ndërkombëtare. Përveç kësaj, diskutuam edhe për komunikimin e mëtejshëm në nivel të grupeve për bashkëpunim, si dhe për mundësinë e organizimit të takimeve të përbashkëta dhe takimeve të ndërsjella.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *