Sot së bashku me nënkryetarin e Kuvendit dhe kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, Antonijo Milloshoski, dhe me kryetaren e Komisionit për Financim dhe Buxhet, Sanja Llukarevska, prita në takim, përfaqësuesit e Gjykatës Evropiane të Revizorëve, Laima Lucia Andrikiene, Tomas Makevicius dhe Pjetro Puriçella , si dhe ambasadorin evropian, Shkëlqesinë e Tij, Mihalis Rokas.
Biseduam për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe përfitimet e pritshme nga zbatimi i tij në procesin e integrimit europian të rajonit dhe konkretisht të vendit tonë.
Në këtë kontekst, shkëmbyem mendime për agjendat reformuese të vendeve të rajonit, miratimi i të cilave në institucionet e BE-së është parakusht për realizimin e ndihmës financiare.
Theksova se për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, si dhe për gjithë rajonin, është me rëndësi të madhe të ndjehet ndihma konkrete nga BE-ja në kuptimin financiar, si nxitje për përkushtimin e mëtutjeshëm për zbatimin e reformave.