Sot e prita në takim ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, SH.T. Hose Luis Lozano Garsia. Në një takim konstruktiv, biseduam për thellimin e vazhdueshëm të relacioneve përmes Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Spanjës, i cili kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet të dy vendeve tona.
Biseduam po ashtu për Programin e Trajnimit Profesional për nëpunësit e Kuvendit tonë në Parlamentin e Spanjës, i cili organizohet çdo vit dhe u dakorduam që bashkëpunimi duhet të zgjerohet edhe me vizita të ndërsjella të delegacioneve parlamentare, të cilat përvojat spanjolle do t’i bartin te deputetët tanë, por edhe në nivelin më të lartë – te kryetarët e parlamenteve.
Spanja mbetet një vend partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut