Sot kisha kënaqësi ta pres z. Daniell Xhozef Emeri, ambasador i Australisë, i cili nga Beogradi e mbulon edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut
Në këtë 30-vjetor të marrëdhënieve bilaterale, Australia dhe Maqedonia e Veriut e ripërsërisin gatishmërinë e tyre për ta thelluar bashkëpunimin dhe për t’i avancuar marrëdhëniet e mira dypalëshe edhe në fusha të tjera shoqërore.
Me këtë rast e vlerësuam si pozitiv dhe produktiv komunikimin në nivel parlamentar dhe përmes grupeve parlamentare të bashkëpunimit, ndërsa në aspektin e bashkëpunimit multilateral e theksuam veçanërisht partneritetin në kuadër të NATO-s.