Sot pata një takim me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Karshiaka” të cilët janë organizatorë të Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Skupi” sivjet në Shkup.
Në takim, përveç organizatorëve, bisedova edhe me përfaqësues nga pjesëmarrësit e festivalit të këtij viti të cilët vijnë nga Meksika, Turqia, Shqipëria, Kosova, Rumania, Qiproja Veriore dhe përfaqësues nga vendi ynë.
I përgëzova për organizimin e suksesshëm të një eventi të tillë, i cili synon bashkëpunimin kulturor dhe promovimin e vendeve pjesëmarrëse në festival.