Me kënaqësi mora pjesë në ngjarjen e organizuar nga Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të RMV, për të shënuar tetorin rozë, muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Teksa drejtojmë vëmendjen tek kjo dhimbje e ndjeshme dhe kërcënim serioz për gjininë femërore, theksova që është thelbësore të gjithë të luajmë rol aktiv në ndërgjegjësimin e atyre që vuajnë nga ky rrezik. Prandaj bëra thirrje tek të gjitha gratë, të kryejnë kontrollet e rregullta mamografike, si mënyra e vetme e suksesit në mjekim, si dhe tek të gjithë që krijojnë dhe zbatojnë politika shëndetësore, të mobilizohemi së bashku për të trajtuar këtë problem.




