Sot kisha kënaqësi që ta mbaj brifingun tim të parë për media që nga zgjedhja ime në detyrën kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për t’i prezantuar planet e mia, vizionin tim për të ardhmen dhe për të diskutuar mbi aktivitetet tona aktuale në Kuvend. Transparenca mbetet gur themeli i qasjes sime dhe unë jam i përkushtuar për të pasur komunikim të hapur dhe korrekt me publikun.
Së bashku mund të vazhdojmë të ndërtojmë një Kuvend më të fortë, më transparent dhe më të përgjegjshëm, i cili njëmend u shërben qytetarëve.