Kryeparlamentari Afrim Gashi mori pjesë në aktivitetin festiv të shkollës fillore “25 maji” për nderë të festave të nëntorit.

Ishte kënaqësi të merrja pjesë në aktivitetin festiv të shkollës fillore “25 maji” për nderë të festave të nëntorit. Tek performanca dhe kreativitetii i fëmijëve, gjeta një shembull të shkëlqyer të atdhedashurisë dhe nderimit të traditave dhe heronjve kombëtar. Si një prind por edhe si kryetar i Kuvendit, u shpreha mirënjohës për këtë aktivitet mbresëlënës, ndaj falënderova mësimdhënësit dhe nxënësit për angazhimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *