Këtë vit u mblodhëm sërish në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për ta shënuar Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë – ngjarja e tmerrshme që na e kujton çdo ditë brishtësinë, por edhe vlerën e paçmueshme të paqes, sundimin e ligjit, bashkëjetesën, demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Gjenocidi në Srebrenicë prej para 29 vjetësh është ende i freskët në memorien kolektive, veçanërisht në mesin e qytetarëve të këtyre hapësirave.
Ne duhet t’u dërgojmë porosi fëmijëve tanë, gjeneratave të ardhshme, se ata duhet t’i respektojnë diversitetet dhe ta kundërshtojnë urrejtjen, paragjykimet dhe stereotipet. Andaj-gjenocidi si në Srebrenicë nuk guxon të harrohet, por edhe nuk guxon të lejohet të përsëritet.