Gjatë vizitës zyrtare në Londër, Afrim Gashi takoi përfaqësues të diasporës.

Në kuadër të vizitës sime zyrtare në Londër, pata kënaqësinë të takohem me përfaqësues të diasporës. Në këtë ngjarje, u njoftova me sukseset e jashtëzakonshme që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe diskutuam për mundësitë e zgjerimit të veprimtarisë të tyre në të ardhmen. Shpreha mirënjohjen time të sinqertë për kontributin e rëndësishëm që diaspora jonë ka dhënë për zhvillimin e vendit tonë. I falënderova për mikpritjen e ngrohtë dhe i inkurajova të vazhdojnë të mbeten një mbështetje e fortë e shtetit tonë.
Gjithashtu, faleminderime të veçanta për Ambasadoren Katerina Stavreska, për organizimin dhe mbështetjen e kësaj vizite!