Gjatë qëndrimit tim në Gjenevë, pata mundësinë të njihem nga afër me punën e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Tregtisë, dy institucione thelbësore për bashkëpunimin ndërkombëtar.
Ky moment shërbeu për të ritheksuar edhe njëherë rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes shteteve, në mënyrë që të gjejmë zgjidhje për sfidat e përbashkëta dhe të krijojmë një të ardhme të përbashkët.
Prandaj, takime të ndryshme përgjatë këtyre vizitave, u fokusuan në forcimin e marrëdhënieve dhe promovimin e politikave që mbështesin paqen, demokracinë dhe zhvillimin.