Afrim Gashi në emisionin Clik Plus, tha se fryma që është ndërtuar do ta kishte demantuar parashikimin e tij për numrin e deputetëve.
“Do të jetë dallimi shumë i madh. Minimumi 5 ose 6 deputetë do t’i kemi më tepër se BDI”, tha Gashi.
Ai shtoi se me të vërtetë ka gjasa reale me qenë befasuese për të gjithë.
“Unë kështu e shoh, unë këtë e shoh në teren, ma thotë eksperienca ime teorike, edhe si politikanë edhe si politikolog, por tani çfarë do të ndodh e di Zoti, në do Zoti do jetë ashtu”, tha Gashi.
Gashi tha se ata numrin e deputetëve do ta kenë me 2 përpara, dyshifrorë.