Drejtuesit e koalicionit opozitar shqiptar në drekë pune me deputetin gjerman Johann Wadephul

Sot, drejtuesit e koalicionit opozitar shqiptar, kryetari i Alternativës – Afrim Gashi, i Lëvizjes BESA – Bilall Kasami dhe kryetari i Lëvizjes Demokratike – Izet Mexhiti, patën një drekë pune me deputetin e Bundestagut Gjerman nga radhët e CDU-së, Johann Wadephul.
Temë e këtij takimi ishte procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut dhe kapacitetet politike për t’i bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese.
Liderët opozitarë e shpjeguan qëndrimin e tyre në lidhje me ecurinë e këtij procesi, duke e vënë në pah gatishmërinë për ta mbështetur këtë proces me të gjitha kapacitetet, por edhe duke i shtuar sugjerimet e dhëna për luftën kundër korrupsionit dhe eliminimin e fjalorit ofendues për gjuhën shqipe.
Deputeti gjerman, nga ana e tij, e përsëriti qëndrimin e qeverisë gjermane për ta mbështetur Maqedoninë e Veriut drejt integrimit të saj në Bashkimin Europian.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Fondacionit “Konrad Adenauer”, Daniel Brown, si dhe zëvendësambasadori i RF të Gjermanisë në Shkup, Otto Graf.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *