Në bashkëpunim me UNICEF-in, pata kënaqësinë të organizoj debatin konsultativ për të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve dhe adoleshentëve në vendin tonë.
Kjo nuk ishte vetëm një ngjarje, por një angazhim institucional që shënon një pikë kthese drejt veprimeve konkrete. Prezantimi i gjetjeve të Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve nxjerr në pah sfidat dhe prioritetet, ndaj komisionet parlamentare dhe ekspertët përkatës do të reagojnë dhe do t’u përgjigjen me seriozitet për zbatimin e tyre.
Në fjalën time theksova se “karakteri i vërtetë i një shoqërie zbulohet nga mënyra se si i trajton fëmijët e saj”, ndaj Kuvendi do të qëndrojë gjithmonë krah politikave që garantojnë qasje të barabartë në arsim, kujdes shëndetësor gjithëpërfshirës, mbrojtje nga dhuna e diskriminimi, si dhe mirëqenien e çdo fëmije pa përjashtim.
E ardhmja e fëmijëve është boshti i veprimit tonë individual dhe kolektiv, prandaj ata mbeten imperativi i çdo politike që ndërmarrim.




