AlternAtivaA: Përkrahje artistëve dhe punonjësve të kulturës të përndjekur nga Serbia

AlternAtivA po e përcjell me shqetësim shtypjen dhe përndjekjen e artit dhe kulturës shqiptare nga Serbia. Arrestimet e fundit të artistëve shqiptarë në Bujanoc, në tentativë për të shtypur dhe censuruar artin shqip, janë akte gjenocidi kulturor që na kujtojnë një kohë të kaluar e cila nuk duhet të përsëritet më.
Me tentativën për censurimin e filmave “Heshtja vret” dhe “I pabesi”, të xhiruar në Kumanovë e që trajtojnë historinë shqiptare në trojet e Ballkanit, Serbia dëshmon se nuk ka ndryshuar aspak mendësinë e shekullit të kaluar ndaj shqiptarëve.
AlternAtivA qëndron pranë artistëve dhe punonjësve kulturorë, në mbrojtje të kulturës dhe artit shqiptar në Ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *