AlternAtivA shtroi iftarin tradicional për miq, bashkëpunëtorë, aktivistë e drejtues të partisë.

Sonte, AlternAtivA shtroi iftarin tradicional për miq, bashkëpunëtorë, aktivistë e drejtues të partisë.
Të pranishmëve iu drejtua kryetari i partisë, Afrim Gashi, duke theksuar se Ramazani më shumë është muaj i kalitjes shpirtërore sesa fizike, ndërsa kjo është mënyrë që ne ta kthjellojmë edhe gjykimin tonë për çështje shoqërore.
“Në të vërtetë, agjërimi është edhe një thirrje që të dalim përtej personales e privates, për t’u kujdesur për publiken dhe jetën e secilit njeri me të cilin e ndajmë mjedisin e përbashkët”, tha më tutje kryetari Gashi.
AlternAtivA falënderon përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit të cilët iu përgjigjën ftesës sonë që bashkërisht, rreth një sofre iftari të përbashkët ta këmbejmë mes vete gazmendin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *