AlternAtivA – Kryesia Qendrore: Bëjmë thirrje për maturi dhe qetësi

Kryesia Qendrore e Alternativës, në mbledhjen e saj të radhës, mes tjerash, diskutoi edhe për aktualitetin politik dhe gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, e cila – sipas Alternativës – është lënduar me nxitje të forcave të caktuara destruktive të proviniencës opozitare, të cilat nuk mund ta pranojnë akoma faktin se janë në opozitë. Për Alternativën është indikative që këto incidente ndodhin pikërisht në kohën kur ndodhin edhe sulmet serbe në veri të Kosovës.
Alternativa i dënon të gjitha veprimet që e lëndojnë qetësinë e sigurinë dhe bën thirrje për maturi dhe pjekuri nga qytetarët, të cilëve u bën thirrje të mos bien viktimë e nxitjeve që vijnë nga politikanë të dështuar, që e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën.
Me këtë rast, përveçse e përshëndet punën e matur të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Alternativa i inkurajon organet e rendit që të jenë në krye të detyrës dhe të mos lejojnë që në asnjë mënyrë të cenohet siguria e qytetarëve.
Kryesia Qendrore e Alternativës, po ashtu, i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që mos të eksperimentojë me të drejtat dhe detyrimet e saj, duke prekur në të drejtën e avancuar të gjuhës shqipe, sepse kjo mund të jetë goditje edhe ndaj marrëdhënieve ndëretnike në vendin tonë dhe angazhimit të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në Bashkimin Europian.
AlternAtivA – Kryesia Qendrore
Shkup, 03.12.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *