AlternAtivA: E mbështesim sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe bëjmë thirrje për maturi dhe dialog

Pas eskalimit të situatës në veriun e Kosovës, AlternAtivA gjykon se Republika e Kosovës ka të drejtë të plotë që ta shtrijë sovranitetin në gjithë territorin e saj dhe ta implementojë ligjin, sidomos për menaxhimin e qeverisjes lokale, por njëherazi mendojmë se kjo nuk duhet të bëhet duke e rrezikuar sigurinë dhe paqen në atë pjesë të Kosovës.
Organizimi i zgjedhjeve për pushtet lokal në komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, pavarësisht bojkotit të disa partive që dirigjohen nga Beogradi, është e drejtë legjitime e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe mbi të gjitha në interes të jetës së qytetarëve të asaj zone, të cilët nuk mund të viktimizohen për asnjë arsye politike.
Sidoqoftë, AlternAtivA bën thirrje për maturi dhe kujdes, por edhe për dialog të ndërsjellë, në mënyrë që kjo të mos e rrezikojë paqen e arritur me shumë mund, por edhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.
AlternAtivA – Shkup
Shkup, 29.05.2023

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *