Pas 22 viteve nuk kanë çfarë i japin këtij populli vetëm gjëra të këqija. Mendoj se koalicioni VLEN me 24 prill dhe 8 maj, do të ketë fitore bindëse në kampin opozitar. Kështu tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në emisioni Clik Plus, duke thënë se BDI patjetër duhet të shkojë në opozitë.
“Prej ditës së parë do të punojmë për të mirën e qytetarëve”, tha Gashi në emisionin Clik Plus në TV21.
SaiI përket zërave se ato mund të ndahen brenda koalicionit pas zgjedhjeve, Gashi tha se garanton se kjo nuk do të ndodhë dhe se qëllimi për ta bërë ndryshimin është shumë më i madh se dallimet.
“Sipas meje dhe në bazë të asaj që e shohim BDI ka dështuar në disa sfera të jetës të qytetarëve. Standardi i jetës është më i keq, arsimi është keq, ka cilësi të dobët, po ndodh BDI-izimi i arsimit, dhe janë fakte që të gjithë e dinë, varfëria është shumë e rëndë, migrimi është shumë i madh”, tha Gashi.
Afrim Gashi tha se rajonet shqiptare janë më të varfër, pra rajoni i Pollogut dhe Likovës.