Afrim Gashi: Ofrojmë program për ndryshimin rrënjësor të jetës së qytetarëve

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sonte në Clik Plus, ka deklaruar se nuk u arrit ndryshimi në të kaluarën, ndërsa tani, ata u bashkuan me qëllim për t’i treguar qytetarëve se me të vërtet janë bashkë dhe për ta sjellë ndryshimin.
‘Unë krejt brengën e kam se farë do të ndodh pas 9 maji. Jemi në përpilim të një programi përmbajtjesor, të detajuar, i cili do të fillojë të bëhet kur ne të vijmë në pushtet, që të mund të behën reformat rrënjësore në sistemin politik, shëndetësor, arsimo”, tha Afrim Gashi.
VLEN, tha Gashi ka ndodhur për shkak nevojës për ndryshim dhe sipas tij çdoherë kur partitë opozitare nuk janë bërë bashkë ka ndodhur fitorja e BDI-së dhe humbja e opozitës shqiptare.
Sipas tij votuesi opozitar është për opozitën megjithatë në të kaluarën nuk kanë arritur të bëhen bashk, por tani, vizioni i tyre politik i ka bërë bashkë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *