Afrim Gashi: Një shtet që nuk pastron me korrupsionin dhe nuk vendos drejtësi thjesht nuk e meriton as integrimin europian.

Duke e përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e ka vendosur kryetarin e Strugës në listën e personave që kanë ndalim për të hyrë në SHBA, kjo për arsye të korrupsionit dhe dyshimit për ndërhyrje në sistemin gjyqësor, dua të theksoj se pikërisht ky dhe shembujt e tjerë të ngjashëm kanë qenë arsyeja që e kanë shtyrë Alternativën të propozojë një amendament kushtetues, përmes të cilit lufta kundër korrupsionit politik do të fuqizohej në maksimum, ndërsa lëndët e tilla nuk do të vjetroheshin asnjëherë.
Nëse kryeministri i një shteti habitet që dikush tjetër ia zbulon të korruptuarit dhe abuzuesit me drejtësinë, shtrohet pyetja se për çfarë shërben ai dhe kryeministër i kujt është?
Sidoqoftë, derisa presim që ditëve në vijim SHBA-ja t’ia zbulojë kryeministrit Kovaçevski emrat e politikanëve të tjerë të korruptuar, unë dua të theksoj se ndryshimet e pritura kushtetuese tashmë nuk kanë asnjë kuptim nëse nuk pranohet amendamenti ynë për luftën kundër korrupsionit. Një shtet që nuk pastron me korrupsionin dhe nuk vendos drejtësi thjesht nuk e meriton as integrimin europian.
Afrim Gashi

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *