Kërkesë për qasje të lirë tek informacionet me karakter publik në partinë politike mund të parashtrojë çdo person fizik ose juridik vendas ose i huaj, për informacionet që u referohen të të ardhurave dhe shpenzimeve të partisë. Lista e informacioneve me karakter publik është në dispozicion këtu. Qasja në informacionin mund të kërkohet me shkrim ose me gojë.
Për të parashtruar kërkesë me shkrim, është e nevojshme të plotësohet Kërkesa për qasje tek informacionet me karakter publik në formularin e caktuar (LINK).
Kërkesa me shkrim mund të parashtrohet me postë, të dorëzohet në arkivin e Alternativa-s ose të dorëzohet në mënyrë elektronike me e-mail: (Personi zyrtar për ndërmjetësimin e informacioneve me karakter publik: Bashkim Murtezi; E-mail: bashkimm70@gmail.com)
Më së voni në afat prej 20 ditëve, partia politike duhet t’i dorëzojë përgjigje kërkuesit për kërkesën e parashtruar për qasje të lirë tek informacionet.
Kërkuesi ka të drejtë ankese në Agjencinë për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë tek Informacionet me Karakter Publik në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të përgjigjes, përkatësisht 15 ditëve nga skadimi i afatit për përgjigjen ndaj kërkesës.