Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, gjatë ditës së sodit, në ambientet e Qeverisë, ka mirëpritur studentët e Universitetit “Nënë Tereza”, nga Fakulteti i Shkencave Sociale, drejtimi Punë dhe Politikë Sociale, së bashku me prof. Imrane Morinën, në kuadër të ushtrimeve të lëndës së praktikës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sali, ka zhvilluar një bashkëbisedim të ngrohtë dhe frytdhënës, ku nga afër i ka informuar për funksionimin dhe rolin e Qeverisë.
Brezat e rinj janë e ardhmja jonë, dhe mbështetja e tyre mbetet një nga prioritetet tona kryesore.
