Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali takohet me ambasadoren e Sllovakisë, Iveta Hricova

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, gjatë ditës së sotme e ka pritur në takim ambasadoren e Sllovakisë, Shkëlqesinë e Saj, Iveta Hricova.

Gjatë takimit, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit, veçanërisht në kuadër të Agjendës së Reformave dhe përdorimit efikas të fondeve të BE-së.

Përvoja e Sllovakisë është shumë e vlefshme për Maqedoninë e Veriut – veçanërisht në menaxhimin e fondeve dhe forcimin e kapaciteteve administrative.

Fokusi i Qeverisë së RMV është i qartë: rezultate konkrete për qytetarët!