Me rastin e Fitër Bajramit, me ftesë të Reisul-Ulemasë, Hfz. Shaqir efendi Fetahu, Zv. Kryeministri i Parë, Bekim Sali, mori pjesë në organizimin festiv “Bakllavaja e Bajramit”.
Pas muajit të Ramazanit, që përfaqëson një periudhë të përkushtimit shpirtëror, solidaritetit dhe reflektimit, kjo festë vjen si një moment gëzimi, bashkimi dhe ndarjeje të mirësisë mes njerëzve.
Ky organizim i veçantë, përmes simbolikës së bakllavasë, rikujton rëndësinë e ruajtjes së traditave, forcimit të lidhjeve ndërnjerëzore dhe kultivimit të vlerave të respektit dhe humanizmit.
