Zëvendëskryeministri i parë dhe njëri prej liderëve të VLEN, Bekim Sali ka marrë pjesë në iftarin e shtruar nga HALKBANK.
Me këtë rast, Sali, ka theksuar se muaji i Ramazanit është një muaj ku reflektojmë mbi rëndësinë e privimit nga ushqimi për të arritur pastrimin e shpirtit.
“Sonte kisha kënaqësinë që të marr pjesë në iftarin e shtruar nga HALK Bank.
Muaji i Ramazanit është një muaj ku reflektojmë mbi rëndësinë e privimit nga ushqimi për të arritur pastrimin dhe forcimin e shpirtit.
Agjërim të pranuar, me paqe dhe dashuri në këtë muaj të begatë në familjet tuaja”, thuhet në njoftim.
