Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, Zv. Kryeministri i Parë, Bekim Sali, mori pjesë në iftarin e shtruar me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Ramazani është një periudhë e veçantë reflektimi shpirtëror, solidariteti dhe bashkimi, që na rikujton rëndësinë e respektit, mirëkuptimit dhe mëshirës në shoqërinë tonë.
Me këtë rast u përcoll edhe mesazhi i urimit për të gjithë besimtarët myslimanë: agjërim të pranuar dhe paqe në familjet tuaja.
