Kryetari i Alternativës dhe njëherazi zëvendës Kryeminister i Parë, Bekim Sali merr pjesë në konventën promovuese në Vrapçisht

Kryetari i Alternativës dhe njëherazi zëvendës Kryeministër i Parë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, së bashku me liderët e koalicionit VLEN, mori pjesë në konventën promovuese të kandidatit për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri.

Gjatë kësaj ngjarjeje, Sali theksoi se koalicioni VLEN ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve përmes projekteve konkrete dhe mbështetjes financiare për komunat, duke dëshmuar se transformimi i plotë i komunave vjen përmes qeverisjes së VLEN-it.

“Sonte, së bashku me liderët e VLEN-it, morëm pjesë në konventën promovuese të kandidatit për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri. Ne si VLEN kemi qëndruar gjithmonë pranë qytetarëve me projekte konkrete dhe mbështetje financiare për komunat, duke dëshmuar se transformimi i plotë i komunave vjen përmes qeverisjes së VLEN-it,” deklaroi Sali.

Ai shtoi se pala tjetër nuk ofron asgjë përveç korrupsionit dhe stagnimit, ndërsa banorët e Vrapçishtit, sipas tij, e kanë të qartë se më 11 janar duhet të votojnë për Zulhajrat Demirin, kandidatin që ia vlen për ndryshimin e madh në Vrapçisht.