Raportet e mira diplomatike/ Bekim Sali merrë pjesë në pritjen e ministres shqiptare të punëve të jashtme, Elisa Spiropali

Kryetari i Alternativës, Bekim Sali, gjatë dtës së sotme ka marrë pjesë në pritjen solemne të ministres për Evropë dhe të punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë, zonjën Eliza Spiropali.

“ Kisha nderin që sot, së bashku me Kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe Zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ta presim Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali.

Së bashku nderuam figurën kombëtare të Gjergj Kastriot – Skënderbeut, në sheshin “Skënderbeu”, me vendosjen e kurorës.

Programin e pasuruan edhe aktivitetet kulturore, me interpretimin e Dea Taipit, Korin e Shkollës Fillore “Liria”, si dhe SH.K.A. “Karshiaka”, thuhet në njoftim.