Kryetari i Alternativës, Bekim Sali, ka përcjell koncertin e organizuar nga ‘Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV’, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, për nder të festave të nëntorit.
“ Sonte kisha nderin të marr pjesë në koncertin e organizuar nga ‘Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV’, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, për nder të festave të nëntorit.
Një program i pasuruar me këngë, valle dhe emocione të fuqishme, që na kujtoi edhe një herë rrënjët tona, traditën dhe krenarinë shqiptare.
Falënderim të veçantë artistëve për energjinë dhe profesionalizmin që e sollën në skenë, duke e bërë këtë mbrëmje të paharrueshme”, thuhet në njoftim.
