Kryetari i Alternativës, Bekim Sali, mori pjesë në shënimin e 29 vjetorit të Komunës së Sarajit, ku u prezantua Programi Zhvillimor i Komunës së Sarajit për vitet 2025-2029.
Me këtë rast, Sali përgëzoi kryetarin e sapozgjedhur të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, si dhe e informoi për përkrahjen që Qeveria VLEN edhe në periudhën e ardhshme do të jap për Sarajin.
“ Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, mora pjesë në eventin ku u prezantua Programi Zhvillimor Saraj 2025–2029, dhe me këtë rast u shënua edhe 29-vjetori i Komunës së Sarajit.
Saraji ka potencial të jashtëzakonshëm zhvillimor dhe ne, si Qeveri, do ta përkrahim çdo projekt që ua lehtëson jetën banorëve dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe social të komunës.
VLEN është e përkushtuar që zhvillimi lokal të jetë prioritet dhe që Saraji të marrë vëmendjen dhe mbështetjen që Meriton”, thuhet në njoftim.
