Kryetari Zeqirija Ibrahimi në mbrëmjen artistike kushtuar Ditës së Alfabetit në Manastir

22 nentor –

Kryetari Zeqirija Ibrahimi mori pjesë në mbrëmjen artistike kushtuar Ditës së Alfabetit, e cila u mbajt në Pallatin e Kulturës në Manastir.

Para të pranishmëve performuan emra të njohur të skenës shqiptare, si: Kastriot Tusha, Elita Reçi, Ermal Memeti, Jeta Starova, Melisa Loki, Nexhat Suma, Arbër Tahiri dhe Driton Beqiri. Programi ishte realizuar nga Ansambli Shtetëror, ndërsa organizimi u mundësua nga Qeveria e RMV-së dhe Muzeu i Alfabetit.

Ky event përfaqëson një mbyllje të denjë dhe të veçantë të shënimit të Ditës së Alfabetit, duke reflektuar rëndësinë kulturore dhe historike të gjuhës shqipe për kombin shqiptar.