22 Nëntor
Sot, së bashku me Kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Zëvendëskryeministrin e Parë në ardhje, Bekim Sali, zëvendëskryeministrin Arben Fetai, si dhe liderët e Vlen-it, qëndruam para historisë sonë në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir.
Në çdo shkronjë dhe në çdo dokument ndjenim frymën e burrave që sakrifikuan gjithçka për të na dhënë një zë të përbashkët—një gjuhë që na bashkon dhe na identifikon.
Sot u përuluam me mirënjohje para amanetit të tyre, amanetit të shkronjave të arta, që nuk u ndalën para asnjë sfide për t’i bashkuar shqiptarët.
Të bashkuar si kurrë më parë, kemi përgjegjësi që këtë trashëgimi ta ruajmë me zemër, ta çojmë përpara me dinjitet dhe ta bëjmë të barabartë për çdo shqiptar, kudo që jeton. 🇦🇱
