Kryetari Zeqirija Ibrahimi mirëpret delegacionin nga Bursa për projekte dhe bashkëpunim të ri

8 nëntor –

Së bashku me Sekretarin për Çështje Kadrovike të VLEN-it, Bashkim Murtezin, dhe Këshilltarin në Qytetin e Shkupit, Zekerija Berisha, pritëm delegacionin e udhëhequr nga ish-kryetari i Bashkësisë së Përgjithshme të Bursës, Rexhep Alltepe.
Takimi u fokusua në projekte të përbashkëta, investime, si dhe bashkëpunime ndërinstitucionale e kulturore që afrojnë popujt tanë dhe forcojnë lidhjen vëllazërore mes nesh.

Miqësia dhe bashkëpunimi mbeten ura më e fortë që lidh vendet tona dhe hap rrugë të reja zhvillimi për të ardhmen.