Kryetari tashmë i ri i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, sot zyrtarisht ka marr detyrën si kryetar i Dibrës në mandatin e ri katër vjeçar.
Mela, pas marrjes së detyrës nga Hekuran Duka, ka nënvizuar se bashkë do të ndërtojmë një komunë të mundësive.
“ Sot mora zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Dibrës, pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari, z. Hekuran Duka.
Ky është një moment me përgjegjësi të madhe dhe me emocion të veçantë për mua, sepse shënon fillimin e një kapitulli të ri për Dibrën tonë.
Ky besim që më dhatë, nuk është thjesht një mandat politik, por është një detyrim moral për të punuar me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim në shërbim të çdo qytetari, në çdo lagje dhe çdo fshat të komunës sonë.
Dibra meriton institucione që dëgjojnë, që veprojnë dhe që sjellin zhvillim të vërtetë.
Bashkë do ta ndërtojmë një komunë të mundësive, të bashkëpunimit dhe të mirëqenies për të gjithë.
Zoti e bekoftë Dibrën dhe qytetarët e saj!”, theksoi Mela