Kryetari Zeqirija Ibrahimi në tubimin qendror të VLEN-it në Kërçovë: përkrahje e fuqishme për Fatmir Limanin dhe Teuta Ahmedi Purellkun

15 tetor, në Kërçovë, në një atmosferë entuziazmi dhe bashkimi, Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e Koalicionit VLEN, Dr. Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë në tubimin qendror të fushatës ku u dha një mesazh i qartë për ndryshim, zhvillim dhe përgjegjësi.

Shembulli i Kërçovës është shembulli i një vizioni të ri për të ardhmen e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Kandidati për kryetar komune, Fatmir Limani, po kthehet nga pushteti qendror për t’u vënë në shërbim të qytetarëve, ndërsa bartësja e listës së këshilltarëve të VLEN-it, Teuta Ahmedi Purellku, po dëshmon se gratë janë forca e zhvillimit dhe e barazisë në vendimmarrje.

Kërçova po bëhet simbol i ndryshimit që ia VLEN, dhe mesazhi i qytetarëve është i qartë:
19 tetori do të jetë dita e fitores për VLEN-in!

Një zë për Kërçovën! Rretho numrin 7!