më 14 tetor, në zemër të Dibrës, u mbajt tubimi madhështor i VLEN-it, ku bashkë me krerët e koalicionit, u ndie fuqia e një populli që nuk pranon më të heshtë.
Atmosfera ishte e mbushur me shpresë, vendosmëri dhe thirrje për ndryshim.
Dibra, që për shumë vite ka qenë e harruar dhe e anashkaluar nga pushteti i kaluar, tashmë ka vendosur të marrë fatet në duart e veta.
Me Fisnik Melën si kandidat për kryetar komune, niset një vizion i ri për zhvillim, dinjitet dhe perspektivë për të rinjtë.
Ky tubim tregoi qartë se dibranët janë të bashkuar për ndryshim, dhe më 19 tetor, ata do të votojnë për fundin e padrejtësive dhe për një Dibër që ecën përpara me VLEN-in.
Rrethoni numrin 7 – për ndryshimin që ia VLEN!
