Tubim qendror i VLEN-it në Likovë – me Nexhmedin Sadikun për t’i dhënë fund familjarizmit dhe keqmenaxhimit

11 tetor 2025, koalicioni VLEN mbajti tubimin qendror në Komunën e Likovës, ku u përcoll një mesazh i fuqishëm për ndryshim dhe drejtësi në qeverisjen lokale.

Në këtë tubim u prezantua kandidati për kryetar komune, Nexhmedin Sadiku, dhe lista e këshilltarëve të VLEN-it, e udhëhequr nga Lirim Jashari, të cilët theksuan se më 19 tetor do t’i jepet fund familjarizmit, keqmenaxhimit dhe shpërnguljes nga komuna.

Kryetari i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, në fjalimin e tij potencoi se Likova ka nevojë për zhvillim, barazi dhe vizion të ri, në mënyrë që të dalë nga hija e moszhvillimit dhe të ecë drejt progresit.

Me Nexhmedin Sadikun dhe VLEN – për një Likovë që zhvillohet dhe qëndron!

Rretho numrin 7!