Më 9 tetor 2025, në Haraçinë, u mbajt një tubim zgjedhor ku bashkë me qytetarët u diskutua hapur për vizionin e katër viteve të ardhshme dhe mënyrën se si do të ndryshojë kjo komunë me qeverisjen e VLEN-it.
Kandidati për kryetar komune, Daut Beqiri, dhe bartësja e listës së këshilltarëve, Rita Sinani Halimi, prezantuan prioritetet konkrete për zhvillimin e Haraçinës, përfshirë kanalizimin, rregullimin e shtratit të lumit, zgjerimin e rrugëve dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore.
Prania e madhe e qytetarëve tregoi qartë se Haraçina e ka bërë zgjedhjen e saj – ndryshimin me VLEN.
Me Dautin, për Haraçinën! Rretho numrin 7!
