Më 7 tetor 2025, gjatë fushatës në Dibër, Kryetari i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, së bashku me ministrin Orhan Murtezani, deputetin Bekim Sali dhe kandidatin për kryetar komune, Fisnik Mela, zhvilluan një takim miqësor me Kryeministrin Hristijan Mickovski.
Pas takimit, përfaqësuesit e VLEN-it ndaluan për një kafe çasti në mesin e qytetarëve dibranë, ku biseduan për jetën e përditshme, gjallërinë e qytetit, si dhe për mundësitë e reja të investimeve dhe projekteve zhvillimore që do ta çojnë Dibrën përpara.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, u ripohojt përkushtimi i qeverisë dhe i koalicionit VLEN për ta shndërruar pikën kufitare në Bllatë në “One Stop Shop”, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave dhe forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërkufitar.
Në fund, Dr. Ibrahimi theksoi se Dibra do të marrë shijen dhe hijeshinë e saj të vërtetë pas 19 tetorit, kur ndryshimi do të bëhet realitet me Fisnik Melën në krye të komunës.
VLEN për Dibrën – për zhvillim, bashkëpunim dhe dinjitet!
